Një person ka rënë në prangat e policisë dhe një tjetër është shpallur në kërkim për transportim të paligjshëm të emigrantëve, kundrejt shpërblimit.
Sipas policisë në pranga ka rënë 28-vjeçari F.G., banues në Gjoricë dhe në kërkim është shpallur F.G.
Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.
Bulqizë/Informacion
Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim nga DVP Tiranë dhe DVP Korçe, për dhënie ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë në bashkëpunim me Postën e Policisë Shupenzë dhe DVP Tiranë, kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim policor :
-F.G., 28 vjeç, banues në Gjoricë, Bulqizë.
Shtetasi F. G., në bashkëpunim me një shtetas tjetër të arrestuar më parë nga Policia, me datë 20.06.2012, në rrugën e Elbasanit, është kapur duke transportuar emigrantë të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Gjithashtu shtetasi F. G., ishte i shpallur në kërkim policor edhe nga DVP Korçë, pasi në aksin rrugor Korçë-Pogradec, është konstatuar duke transportuar emigrantë të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim./abcnews.al/