Transportonin drogë drejt Greqisë, arrestohen dy persona në Sarandë

schedule12:44 - 16 Shtator, 2018

schedule 12:44 - 16 Shtator, 2018

Dy persona janë kapur në flagrancë në kufi me Greqinë me mbi 33 kg Cannabis Sattiva. Alment Bakullati, 27 vjeç dhe Klement Domeri, 35 vjeç, të banues në fshatin Shalë, Konispol u arrestuan gjatë transportimit të lëndës narkotiek nga nga kufiri i gjelbër drejt shtetit Grek, pranë vendit të quajtur “Piramida 71/5”. Lënda narkotike u gjet e ndarë në 6 pako.

Informacioni i Policisë

Seksioni për Krimet, Krimi i Organizuar dhe Krimet e Rënda Sarandë në bashkëpunim më Kufirin dhe Migracionin Sarandë dhe Policinë Greke, kanë bërë të mundur realizimin e këtij operacioni antidrogë, mbi bazën e të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Alment Bakullati, 27 vjeç, banues në fshatin Shalë, Konispol.

Klement Domeri, 35 vjeç, banues në fshatin Shalë, Konispol.

Shërbimet e mësipërme bënë të mundur kapjen e tyre pasi më datë 15.09.2018, këtyre shtetasve në bashkëpunim me njëri-tjetrin iu bllokua dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike prej 33 kilogramë e 4 gramë e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Lënda narkotike u gjet e ndarë në 6 pako, të cilën shtetasit e mësipërm po e transportonin nga kufiri i gjelbër drejt shtetit Grek pranë vendit të quajtur “Piramida 71/5”.

Materialet iu derguan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 283/a/2, 25 të Kodit Penal.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!