Një 29-vjeçar është arrestuar në Tropojë pasi u kap me lëndë narkotike dhe municion luftarak ndërsa pritje ti transportonte drejt Kosovës me qellim shitjen. Gjon Gjon Pepgjonaj i njohur ndryshe si Lek Gjon Pepgjonaj u kap në flagrancë duke lëvizur me automjetin tip Volksëagen në të cilin kishte fshehur lëndën narkotike dhe municionet në brendësi të bagazhit.
29-vjeçari nga Puka kishte transportuar drogën, municionet dhe eksplozivin me varkë nëpërmjet liqenit, nga fshati Apripë deri në Tropojë me qëllim për t’i dërguar më pas në Kosovë.
Autoritetet sekuestruan 1.2 kilogramë lëndë narkotike kanabis, 405 gram tritol, 51 kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës, municion luftarak, si dhe një sasi lekësh. Sakaq vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes me qëllim identifikimin e personit që do t’i blinte në Kosovë.

