Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Transportoi drogën me çantë nga Shqipëria në Greqi, arrestohet shqiptari në Igumenicë

schedule09:03 - 10 Janar, 2022

schedule 09:03 - 10 Janar, 2022

Një shqiptar është kapur nga policia greke duke transportuar lëndë narkotike në Igumenicë. Mediat greke raportojnë se ai e dinte që ndaj tij kishte një masë sigurie dhe kaloi ilegalisht në territorin grek përmes kufirit greko-shqiptar.

Shqiptari është kapur duke ecur në këmbë, ndërsa mbante një çantë udhëtimi me një sasi të konsiderueshme kanabisi të papërpunuar. Sapo policia e ka lokalizuar duke ecur në Igumenicë , e ka ndaluar, kontrolluar dhe në çantë kanë gjetur gjashtë pako me kanabis të papërpunuar me peshë gjashtë kilogramë e 920 gram, të cilat janë konfiskuar , 100 euro dhe një celular që kishte me vete.

Shqiptari është dërguar në Prokurorinë Publike të Thesprotisë dhe akuzohet për posedim , import , transport dhe trafik droge dhe hyrje të paligjshme në vend dhe ka urdhëruar ndalimin e tij. g.v/abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!