Transportohet për në spital nga emergjencat e sëmura në Librazhd

schedule13:24 - 28 Shkurt, 2018

schedule 13:24 - 28 Shkurt, 2018

Pas Kukësit, ku një e sëmurë u transportua nga Forcat e Armatosura për në spitalin e Kukësit me barrelë, një tjetër rast na vjen nga Stravaj i Përrenjasit, ku reshjet e borës e kanë vështirësuar qarkullimin. Bëhet fjalë për një grua të sëmurë rëndë, e cila po transportohet për në spitalin e Librazhdit. E sëmura Xhevrije Bojka nga Stravani po transportohet nga emergjencat civile të Prrenjasit për në spitalin e Librazhdit, në një udhëtim prej dy orësh më këmbë. Në fshatin Stravaj ka rënë mbi një metra dëborë.

Këto janë fotot që na vijnë nga vendngjarja nga gazetari i ABC News, në Librazhd Agim Blloshmi./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!