Transporti publik në Shkodër, qyteti i shtohen dhe pesë autobusë të rinj

schedule15:31 - 6 Tetor, 2022

schedule 15:31 - 6 Tetor, 2022

Pritet që në Shkodër të shtohet dhe një tjetër linjtë e transportit publik për qytetarët. Kreu i Bashkisë së Shkodrës i kërkoi përfaqësuesit të kompanisë të transportit, Melidion Dervishit që qytetarëve t’ju ofrohet shërbim sa më cilësor dhe pa vonesa.

“Kemi dy linja dhe do na interesojë të bëjmë dhe linjën Kiras-Stacioni i trenit dhe unazën.”

Shqetësimit të kryebashkiakut, Dervishi ju përgjigj duke i thënë se me futjen në punë të 5 autobusëve të rinj do të zgjerojnë dhe stacionet.

“Është bërë një propozim për zgjatjen e linjave nga qytetarëve sidomos nga mosha e tretë dhe do ta bëjmë. Me mjetet që kemi marrë janë euro 5 që nga ana ekologjike janë më të mirë.”

“Të ndikojmë pozitivisht në cilësinë e ajrit, mjete e reja janë pozitive. Që të lemë stampën e qytetit green. Do përmirësojmë flotën dhe do ju suportojmë ju por dhe po përmirësojmë dhe stacionet e autobusëve. Do ndërhyjmë aty.”

Spahia gjatë takimit me operatorin e transportit publik i kërkoi që të koordinohen frekuencat e autobusëve me oraret e shkollave si në mëngjes ashtu dhe në orët e drekës./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!