“Transport publik falas”, Mazniku komenton premtimet e “fryra” të Këlliçit

schedule19:57 - 28 Mars, 2023

schedule 19:57 - 28 Mars, 2023

TIRANË- Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, komentoi premtimin e kandidatit të Foltores Belind Këlliçi për transport publik falas në kryeqytet. Ai tha se këto deklarata bëhen nga njerëz, të cilët e dinë shumë mirë se pas zgjedhjeve, nuk do jenë në detyrë.

Për Maznikun, administrimi i qyteti kërkon punë serioze dhe profesionalizëm të lartë. Numri dy i Bashkisë së Tiranës e pranoi se transporti publik është një sfidë e madhe për Tiranë, ndërsa u shpreh se kjo do të zgjidhet përmes krijimit të hapësirave të dedikuara për autobusët.

“ Në mënyrë të rregullt në kohë fushatash ne pararendemi me ato momentet populiste, ku njerëzit që janë të qartë se nuk do jenë në detyrë pas zgjedhjeve, mund të flasin çfarë të duan dhe mund të hapin thesin  dhe të thonë çfarë të duan. Menaxhimi i qytetit ka nevojë për punë serioze. Transporti publik është një ndër sfidat më të madha që Tirana ka. Ne duam të synojmë një transport publik për çdo njeri, që të lë makinën dhe të kryej punën përmes transportit publik. Objektivi ynë, është të kemi mjete elektrike. Me korsi të dedikuara. Kemi nevojë që të krijojmë kushte komode dhe të shtojmë frekuencën e lëvizshmërisë. Nëse themi se autobusët i bëmë pa lekë, do kemi më shumë trafik. Menaxhimi i qyteteve kërkon seriozitet dhe profesionalizëm. Qyteti është duke u rritur. Në rritemi çdo vit me 20 mijë veta. Ne kemi nevojë të krijojmë një qytet, që të shohë nga e ardhja. Ne synojmë që Tirana të jetë një qytet europian, që të rinjtë ta shohin si destinacion të mundshëm dhe punët që ne duhet të bëjmë duhet të jenë tek ky drejtim”, tha ai./n.m.abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!