Transparenca fiskale/ DASH: Ballkani Perëndimor i plotëson kërkesat minimale

schedule23:09 - 28 Qershor, 2023

schedule 23:09 - 28 Qershor, 2023

Në një raport të Departamentit Amerikan të Shtetit theksohet se vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Serbia Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë vende të cilat plotësojnë kërkesat minimale të transparences fiskale.

Në raportin ku vlerësohen 140 vende, ishin vetëm 72 shtete që plotësonin kërkesat minimale sa  I përket transparences fiskale.

Ky raport bazohet në të dhëna që vijnë nga viti 2022.

Departamenti Amerikan I Shtetit thekson se Transparenca fiskale është një element kyç I menaxhimit efektiv të financave publike dhe ndihmon në ndërtimin e besimit në tregjet ndërkomëtare dhe ato rajonale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!