Transmetimi “bombë” i Piranjave në kampin e emigrantëve, gazetari: Gjithçka drejtohej nga kurdët dhe kishte dyluftime me armë

schedule12:31 - 17 Tetor, 2022

schedule 12:31 - 17 Tetor, 2022

Transmetimi ‘bombë’ i Piranjave në lidhje me emigrantët e paligjshëm që kalojnë kufirin me anë të gomoneve dha detaje të reja gjatë pjesës së dytë të realizimit të dokumentarit, të tilla si vajtja në kamp, dhënia e parave, ditët e qëndrimit aty, dhe pritja për tu nisur me gomone drejt Anglisë.

Gazetari Harlicaj në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri u shpreh që ‘ishte diçka që unë e doja. Jam vetë me origjinë nga veriu, dhe është realitet shumë i prekshëm, kemi humbur shumë shokë për shkak të emigracionit, dhe kemi ngelur shumë pak në Shqipëri’.

Qëllimi kryesor i transmetimit të Piranjave ishte dëshira për të sjellë vuajtjet e këtyre personave, shumë vuajtje dhe shumë peripeci, të këtyre njerëzve në rrugëtimin e tyre drejt Anglisë.

Gazetari i Piranjave Eraldo Harlicaj tregoi dhe vështirësitë e udhëtimit, fakti që ishin të fshehur. Sipas tij kishte momente shumë të frikshme, sidomos në kampin e kurdëve, aty kishte dyluftime me armë, kishte fëmijë që qanin, bënte shumë ftohtë, dhe nuk kishte batanije’. Për gazetarin Harlicaj:

‘Gjithë natën kishte fëmijë që qanin gjatë gjithë kohës, dhe u kërkonin prindërve që të ktheheshin’.

Xhirimi i emisionit Piranjat u krye me kamera të fshehta dhe janë përdorur dhe aparatura të tjera si dhe telefonat. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!