Transgjinorët si miss? Petri Bozo: Ishalla nuk arrijmë deri në atë pikë

schedule18:14 - 25 Maj, 2019

schedule 18:14 - 25 Maj, 2019

Petri Bozo është një nga regjisorët më të njohur në Shqipëri. Ai organizon tre evenimente gjigande në vit si “Miss Shqipëria”, “Netët e Klipit” dhe “Miss Globe”. Bozo ishte i ftuar këtë të shtunë në “Thumb” nga Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu.

Natyrisht gjatë emisionit nuk munguan diskutimet rreth konceptit të së bukurës dhe si ka ndryshuar ai në vite, duke pasur shtuar këtu edhe homoseksualët. Bozo u shpreh kundër tyre, ndërkohë për sa i përket transgjinorëve shpreson që të mos arrihet deri tek ata në kompeticionet e që ai drejton.

“Ishalla nuk arrijmë deri në atë pikë se pastaj është kataklizmo fare. Kur filloi historia e homoseksualizmit që duhet të martohet gruaja me grua dhe burri me burrin për mua nuk është normale. Mbaje mend pas nja 5 a 6 vite kanë për të dalë edhe për përdhunuesit e të miturive. Bota po devijon kaq shumë nga gjërat sa unë nuk e di se ku do përfundojë”, tha Bozo.

Madje për Petri Bozon nuk mund të ketë një miss lezbike.

“Shpresoj që të ma fshehin, mos ta di, se nuk do më pëlqente. Ajo ka jetën e vet personale dhe duhet respektuar, por në raportin kur kjo lidhje mund të prishë ndërkohë raportin e punës, apo të kompeticionit ku ne jemi, kjo nuk do më pëlqente”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!