Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i ka rekomanduar kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç që të distancohen nga çdo deklaratë apo veprim që mund të shkaktojë tensione. Përmes profilit të tij në Twitter, Stoltenberg ka bërë me dije se ka zhvilluar biseda telefonike me liderët e Ballkanit.
“Me zotin Haradinaj diskutova çështjen e transformimit të FSK-së në ushtri. Theksova se një lëvizje e tillë nuk është në kohën e duhur, bie ndesh me këshillat e aleatëve të NATO-s dhe mund të ketë pasoja negative për të ardhmen Euro-Atlantike të Kosovës”, ka thënë Stoltenberg.
Numri një i Aleancës ka nënvizuar se i ka bërë të qartë Haradinajt se, në rast të një transformimi të FSK-së, NATO do të rishqyrtojë nivelin e angazhimit në Kosovë. Ndërsa në bisedën me Vuçiç, sekretari i përgjithshëm ka apeluar për çtensionim të situatës.
“I kujtova se dialogu i ndërmjetësuar nga BE mbetet e vetmja mënyrë për një paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon”, ka bërë me dije Stoltenberg./abcnews.al