FOTO/ Transformimi i çmendur i 33-vjeçarit që kërkon të shndërrohet në një “alien të zi”

schedule10:06 - 13 Maj, 2022

schedule 10:06 - 13 Maj, 2022

Një burrë ka zbuluar se planifikon të ndajë organin e tij gjenital në gjysmë, si pjesë e përpjekjes së tij për tu bërë një “alien i zi.”

Anthony Loffredo, 33 vjeç, i është nënshtruar tashmë një sërë procedurash duke përfshirë  heqjen e buzës së sipërme, prerjen e hundës dhe çarjen e gjuhës.

Francezi 33-vjeçr, i cili është quajtur “Human Satan” ka mbuluar trupin e tij me tatuazhe dhe piercing.

Tani ai ka njoftuar për 700 mijë ndjekësit e tij në Instagram se operacioni i tij i ardhshëm do të jetë ndarja e pjesëve intime në dysh.

Kjo i ka lënë fansat të habitur dhe njëri prej tyre ka thënë: “Tani kjo është interesante”.

Një tjetër komentoi: “Seriozisht, çfarë nuk shkon me këtë djalë?”

Anthony ka duruar modifikime ekstreme të trupit për rreth një dekadë, madje ka duruar dhe tatuazhe të kokës së tij pavarësisht rrezikut për t’u verbëruar./abcnews.al/