Transformimi i Bulevardit “Zogu I”, si do devijohet qarkullimi i mjeteve

schedule10:15 - 5 Gusht, 2019

schedule 10:15 - 5 Gusht, 2019

Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për të transformuar Bulevardin “Zogu i Pare”. Për rreth 18 muaj qarkullimi i automjeteve në këtë zonë do të kufizohet. Trajektorja e lëvizjes së makinave do të ndryshoje sipas fazave të punimeve.

Bulevardi “Zogu i I” ne Tirane do të ndryshojë pamje. Bashkia parashikon ta ktheje zonën në një rrugë tregtare të rehabilitojë fasadat e ndërtesave dhe të krijojë lulishte të vogla. Punimet do të kryhen në katër faza, do të shoqërohen me devijime të trafikut të automjeteve dhe pritet të përfundojnë pas 18 muajve.

Qarkullimi i makinave në këtë zonë ka nisur të kufizohet.  Ndërkohë Bashkia e Tiranës bën të ditur ndryshimin e lëvizjes për automjetet. Gjatë fazës së parë të punimeve makinat nuk do të lejohet të kalojnë nga rruga “Urani Pano” deri në kryqëzim me rrugën “Dervish Hatixhe”. Qarkullimi në këtë zonë do të kryhet me dy sense lëvizjeje sipas drejtimit veri-jug. Ndalohet parkimi dhe pezullohen hyrje-daljet në rrugën “Ferit Stermasi”.

Në fazën e dytë të punimeve do të ndalohet lëvizja e automjeteve në segmentin nga rruga “Dervish Hatixhe” deri në kryqëzimin me rrugën “Asim Vokshi”. Qarkullimi do të bëhet me dy sense lëvizje sipas drejtimit veri-jug. Ndërsa hyrje daljet në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” nuk do te pengohen.

Gjatë fazës së tretë ndalohet qarkullimi në segmentin nga rruga “Urani Pano” deri në kryqëzimin me rrugën “Dervish Hatixhe”. Lëvizja do të kryhet sipas drejtimit jug veri ndërsa parkimi i mjeteve në këtë zone do të ndalohet. Ndërkohë do të pezullohen dhe hyrje-daljet në rrugën “Maliq Muço”.

Ndërsa në fazën e katër të punimeve automjetet nuk do të lejohet të qarkullojnë nga rruga “Dervish Hatixhe” deri në kryqëzimin me rrugën “Asim Vokshi”. Qarkullimi do të kryhet me dy sense lëvizjeje sipas drejtimit jug –veri ndërkohë që parkimi i mjeteve është i ndaluar.

Bulevardi “Zogu i Parë” në Tiranë parashikohet të jetë si në këto pamje të projektit të publikuara nga bashkia pas rreth një viti e gjysmë kur dhe pritet të përfundojnë punimet./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!