Qeveria synon të përmirësojë insfrastrukturën teknologjike në shkolla deri në vitin 2030. Ministria e Arsimit dhe Sportit ka hedhur për konsultim publik draftin për dixhitalizimin e arsimit të lartë dhe atë parauniversitar brenda një harku kohor të 5 viteve, si një kusht themeltar i procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Europian.
Konkretisht, qeveria do të investojë 5.5 miliardë lekë për ngritjen e 654 laboratorëve Smart në 615 shkolla, furnizimin e 5,500 mësuesve me laptopë, përmirësimin e aksesit në internet me brez të gjerë dhe krijimin e platformave qendrore për menaxhimin e informacionit akademik e shkencor.
Sipas planit të propozuar, do të vijojë nisma e laboratorëve smart në të gjitha shkollat e arsimit bazë e të mesëm në vend.
32 milionë lekë të financuara nga buxheti i shtetit dhe partnerë ndërkombëtarë pritet të shkojnë për pilotime, me qëllim përfshirjen e inteligjencës artificiale në mësimdhënie.
Programi përfshin gjithashtu trajnimi për 16 mijë mësues me 10 module në Teknkologjinë e Informacionit dhe Komunikimit dhe ndërtimin e një platforme të dedikuar digjitale për trajnimin e mësuesve. Vlera totale e kostove për këto masa arrin rreth 417 milionë lekë, me burime të kombinuara nga buxheti i shtetit dhe donatorët.
Në mesin e objektivave është edhe zgjerimi i lidhjes me Ëi Fi, internet pa kabëll me shpejtësi të lartë në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar dhe të lartë.
Drafrti i propozuar prek edhe çështjet e ndjeshme të kohëve të fundit në lidhje me rreziqet e ekspozimit të fëmijëve në internet, ku parashikohen marrja e masave konkrete dhe rritja e sensibilizimiut në shkollsa për të parandaluar bullizmin kibernetik.
Në lidhje me arsimin e lartë, strategjia e re synon të përmirësojë lidhjen e universiteve me tregun e punës. Në këtë aspekt, Institucionet e Arsimit të Lartë duhet të reformohen dhe të ofrojnë programe që janë më të orientuara drejt nevojave të industrisë dhe punës, duke rritur kështu mundësitë për punësim të menjëhershëm të të diplomuarve. / abcnews.al

