“Transferohem te Napoli për vajzën time, ja përplasja me Ibrën”

schedule22:42 - 13 Prill, 2020

schedule 22:42 - 13 Prill, 2020

Sulmuesi i njohur i Brescias, Mario Balotelli, ka folur për mediet italiane, ku ka treguar se do të ishte shumë i lumtur nëse do të transferohej te Napoli, për shkak të vazjës së tij. Gjithashtu, Balotelli foli edhe për takimin e parë me Zlatan Ibrahimovic.

“Do të isha shumë i lumtur te Napoli dhe e kam shumë seriozisht. Do të bëja vajzen time ultrase të tifozëve, pasi ajo e pëlqen shumë Napolin. Unë këndoj këngë për Brescian, ajo bën ende tifo për ekipin napolitan.

Ibrahimovic? Kur e takova për herë të parë, më tha se nuk do të mundesha kurrë të stërvitesha me të në ekipin e parë. Më pas, ai foli me Raiolën dhe i tha të më mbante, pasi isha më i mirë se ai”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!