Transferimi në Rusi nuk u realizua, dy klube italiane pas Mario Mandzukic

schedule17:43 - 7 Tetor, 2020

schedule 17:43 - 7 Tetor, 2020

Mediat e ndryshme raportuan në 20 shtator arritjen e akordit mes Mario Mandzukic dhe Spartakut të Moskës. 2 vite kontratë dhe 4 milion euro në sezon e prisnin nënkampionin e botës me Kroacinë, por gjithçka u prish në fund.

Sulmuesi i njohur vendosi të mos transferohej në Rusi dhe po pret oferta të tjera. 34-vjeçari pritet të rikthehet në Serie A, aty ku luajti, shënoi dhe fitoi me Juventusin prej verës së vitit 2015 deri në janarin e këtij viti.

Aventura në Katar shkoi keq dhe Mandzukic realizoi vetëm një gol në 7 ndeshje të luajtura me Al Duhail. Fiorentina dhe Sampdoria e pëlqejnë shumë dhe janë gati t’i besojnë qendrën e repartit ofensiv.

Problem mbetet rroga e lartë prej 6 milion eurosh në sezon që përfiton lojtari ballkanas. Gjithsesi, bisedimet e klubeve me agjentin e lojtarit vazhdojnë dhe e ardhmja e goleadorit do të jetë me shumë mundësi Italia. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!