Transferimi në Kuvajt, Trashi i sinqetë: Do më mungojnë tifozët, pashë anën financiare

schedule18:32 - 23 Qershor, 2020

schedule 18:32 - 23 Qershor, 2020

Futbollisti i Shqipërisë, Lorenc Trashi, u largua pas plot 6 vitesh nga Partizani për të luajtur në Kuvajt, me ekipin e Al Qadsai, aty ku firmosi një kontratë 5 vjeçare. Për mediat, mëngjarashi polivalent tha:

“Jam i gëzuar për këtë transferim, por të them të drejtën, jam dhe shumë i mërzitur që do largohem pas 6 vitesh nga familja ime, Partizani, se kam kaluar vitet e mia më të mira këtu dhe normalisht do jem i mërzitur.

Tani ishte e shkruar të lëvizja dhe pashë dhe anën financiare me thënë të drejtën, se kur të lëmë futbollin do shihet çfarë kemi bërë. Mungesa më e madhe do jenë tifozët se kanë qenë mbështetja më e madhe për mua”, u shpreh Trashi./abcnews.al