Transferimi me bujë këtë verë, Luis Enrique: Është një ndër më të mirët në ekip

schedule08:11 - 3 Nëntor, 2023

schedule 08:11 - 3 Nëntor, 2023

Milan Skriniar është një nga më të mirët te PSG. Kjo është ajo që thotë trajneri i kampionëve të Francës, Luis Enrique, në intervistën e dhënë së fundmi.

“Më pëlqen shumë, ka një eksperiencë të madhe ndërkombëtare dhe sjell në fushë gjithçka që më duhet nga një mbrojtës. Arrin ta çojë lojën, ta bëjë të ecë përpara. Përveçse është një zgjidhje në fazën e rikuperimit, ai është një lojtar i fuqishëm, shumë inteligjent taktikisht, që fiton duele.

Ai është me të vërtetë një lider, dikush që jep një kontribut të madh për ekipin”, tha tekniku për mbrojtësin e afruar nga Interi në verë./ h.ll/abcnews.al