Transferimi i tretë për këtë verë, te Bayern mbërrin Joao Palhinha

schedule18:56 - 11 Korrik, 2024

schedule 18:56 - 11 Korrik, 2024

Mund të ishte mbyllur që në merkaton e janari, por negociatat dështuan në minutën e fundit, mirëpo gjithçka është zgjidhur pasditen e kësaj të mërkure, me “shkatërruesin” portugez, të mesfushës, Joao Palhinha, i cili është prezantuar si lojtari më i ri i “Baverezëve”, të Bayern Munich, duke lënë përfundimisht londinezët e Fulham.

Sipas raportimeve më të fundit më mediave, kartoni i 28-vjeçarit i k kushtuar “gjigantëve” gjermanë, plot 55 milionë euro, ku 50 milionë euro do të paguhen menjëherë, ndërsa 5 milionë euro do të jepen në bazë të performancës së lojtarit, me këtë të fundit, i cili ka nënshkruar mesditën e kësaj të enjteje një kontratrë 4-vjeçare, nga e cila ende nuk dihet sa do të përfitojë.

Kështu “shkatërruesi” portugez bëhet lojtari i tretë i afruar në “Allianz Arena”, këtë merkato vere, pas “shtatlartit” japonez të mbrojtjes, Hiroki Ito dhe pas “fantazistit” francez Michel Olise, ku për këtë të fundit deri plot 53 milionë euro, në arkat e Crystal Palace.

Sa i përket lojtarit, kutjojmë se Palhinha është një mesfushor me shumë eksperiencë, ku pasi shkëlqeu te portugezët e Sporting Lisbon, shkëlqeu edhe në Premier League, teksa vetëm në sezonin e fundit me skuadrën e Fulham zhvilloi një sezon fantastik, ku zhvilloi plot 39 përballje, ku arriti të shënojë plot 4 gola, si dhe të dhurojë 1 asistim. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!