Transferimi i tretë nga Superiorja, Llapi zyrtarizon një portier

schedule16:18 - 12 Gusht, 2020

schedule 16:18 - 12 Gusht, 2020

Eglentin Gjoni dhe Ardit Peposhi lanë Superioren dhe sezonin e ardhshëm do të luajnë në Kosovë, me skuadrën e Llapit. Në këtë ekip ditën e sotme është zyrtarizuar edhe një portier, Arlis Shala. Dikur pjesë e moshave te Teutës, shtatlarti sezonin e fundit luajti me Luftëtarin e rënë nga Superiorja. I riu ka marrë në ofertë nga Llapi dhe nuk i ka thënë jo, madje ka nënshkruar një marrëveshje afatgjatë.

“KF Llapi njofton për marrëveshjen 3 vjeçare të arritur me portierin nga Durrësi, Arlis Shala. Portieri i gjatë 1.96 m, reprezentues i Kombëtares së Shqipërisë për grupmoshat U17, U18, U19, U20 si dhe Kombëtares “A”, nga dita e sotme do vijoj të jetë pjesë e Llapit për 3 vitet e ardhshme.

Shala, 20 vjeçar i lindur më 26.07.2020 në Durrës, ka qenë pjesë e klubeve: KF Teuta (2010-2018), FC Cesena (2018), FC Besa Kavajë (2018), FC Flamurtari Vlorë (2019/20) si dhe së fundmi tek FC Luftëtari, ku për 6 muaj ishte titullar i padiskutueshëm.

Pas paraqitjeve të mira me Luftëtarin, ku si 20-vjeçar ishte titullar, Kombëtarja “A” e Shqipërisë e udhëhequr nga trajneri Edi Reja e ftoi në grumbullim tre ditor, për datat 6,7 dhe 8 korrik 2020. Paç suksese në edicionin e ri Arlis”, shkruhet në njoftimin e Llapit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!