Mesut Ozil pritet të zyrtarizohet në klubin e tij të zemrës, te Fenerbahce. Ka mbetur vetëm njoftimi i klubeve, ndërkohë që tifozët turq kanë nisur menjëherë ngacmimet për këtë lëvizje.
Në “Emirates Stadium” të Londrës, tifozët e Fenerbahce kanë hapur një banderolë me një mesazh epik: “Asgjë nuk është falas në Londër, përveç numri 10 më të mirë”.
Bilgilendirme | Kulübümüz, transfer süreçlerini ilerletmek için Mesut Özil’i İstanbul'a getiriyor. ??
Club Statement: Our club is bringing Mesut Özil to Istanbul to continue the transfer processes. pic.twitter.com/Wt0gR8xRSk
— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) January 17, 2021
Ozil tek Arsenali ishte lojtari më i paguar, madje ishte në “top3” lojtarët që marrin më shumë në Premier League. Edhe në Turqi fantazistin kampion bote me Gjermaninë e pret një kontratë e mirë.
Ai do të përfitojë 4 milionë euro neto në vit, plus një sërë bonusesh. 5 milionë euro do i paguhen Ozil në tre këste si shpërblim. Turko-gjermani do të paguhet 25 mijë euro për çdo ndeshje në të cilën merr pjesë.
Gjithashtu ai merr një bonus prej 500 mijë eurosh në rast se Fenerbahce fiton titullin kampion dhe 250 mijë euro në rast se sigurohet kualifikimi në Champions League. /abcnews.al