Ernest Muçi do të jetë pjesë e Legias së Varshavës në Poloni dhe Tirana do të përfitojë 500 mijë euro nga ky transferim. Në klubin bardheblu ndihen krenarë për këtë lëvizje që kanë bërë, pasi bëhet fjalë për transferimin e një lojtari të dalë nga akademia.
Drejtori sportiv, Tefik Osmani, në rrjetet sociale ka edhe një mesazh për menaxherin Shkumbin Qormemeti, sikurse i uron Muçit thirrjen në kombëtaren e Shqipërisë.
“Është kënaqësi, fat dhe sukses kur ti je pjesë e akademisë së Tiranës dhe besimi i madh që në këto dy vitet e fundit ju është besuar kaq shuam lojtarëve të rinj të jenë pjesë e KF Tirana. Faleminderit presidentit Halili për besimin.
Suksese Ernest Muçi, shumë shpejt edhe në ekipin kombëtar. Shkumbin Qormemeti, të tjerë lojtarë i kemi gati për hapin e madh”, shkruan Osmani në një postim të bërë në “Instagram”. /abcnews.al