Që në momentet e para, kur u emërua tekniku i “gjigandëve” francezë të Paris Saint-Germain, tekniku Luis Enrique e shprehur haptazi se “fantazisti” italian i mesfushës, i cili u transferua në Katar, Marco Verratti nuk ishte në planët e tij.
Gjatë konferencës për shtyp, në prag të përballjes të se premtes mbrëma ndaj skuadrës së Nice, tekniku i PSG e ka anashkaluar totalisht mungesën e mesfushorit italian dhe është fokusuar te prezenca e Kylian Mbappe, në përballjen e nesërme.
“Kam një skuadër të ekuilibruar dhe një kontingjent të shkëlqyer, me shumë opsione dhe alternativa. Mbappe ka vuajtur këtë javë, të shohim si do të ndihet, por mendoj se do të jetë gati për takimin e radhës”,- u shpreh Enrique. /i.m /abcnews.al