Rey Manaj u transferua te Barcelona ditën e djeshme dhe sulmuesi kuqezi, postoi menjëherë foto gjatë zyrtarizimit në Instagramin e tij zyrtar. Krahas fotos, Manaj shkroi në gjuhën katalanase: Jam shumë i lumtur që fillova këtë fazë të re në klubin më të mirë në botë! Rroftë Barça!”
Ky postim i 22 vjeçarit mori menjëherë vëmendje të madhe dhe futbollistët e tjerë të kombëtares tonë kuqezi, e uruan. Berat Djimsiti, Odise Roshi dhe Endri Çekiçi e uruan sulmuesin për këtë aventurë të re, por komenti i Keidi Bares mori vëmendje të madhe.
Mesfushori i Malagas bëri shaka me Manajn, duke i shkruar: “Pesë universitete ke, sa shpejt e mësove gjuhën katalanase”. Manaj dhe Bare kanë luajtur së bashku në La Liga 2, gjatë kohës kur sulmuesi kuqezi aktivizohej me Albaceten./abcnews.al