Ditën e djeshme, Manchester United konfirmoi transferimin e mesfushorit të Sporting Lisbon, Bruno Fernandes. Portugezi ka mbërritur ditën e sotme në Manchester, ku fillimisht pritet të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas të firmosë kontratën e tij me “Djajtë e Kuq”.
Gary Lineker, analist në BBC, ka reaguar mbi këtë transferim dhe nuk i shmang dozat e ironisë. Ish-sulmuesi i Tottenham dhe i Leicester, në “Twitter” shkruan: “Një tjetër blerje e madhe. Ajo që do të fitoni është një sulm në shtëpitë tuaja nga idiotë me flakadanë”.
Pak ditë më parë tifozët e United sulmuan shtëpinë e drejtorit të Manchesterit, Edd Woodward. Sulmi erdhi pas humbjes 0-2 në “Old Trafford” nga Burnley. Tifozët kërkojnë më shumë nga drejtuesit ose largimin e tyre nga drejtimi i Manchester United. /abcnews.al
Another big signing. Your reward will be to have your houses attacked by idiots with flares. https://t.co/8KZIy6WYvA
— Gary Lineker (@GaryLineker) January 29, 2020