Barcelona zyrtarizoi ditën e djeshme blerjen e sulmuesit të Leganes, Martin Braithwaite. Katalanasit kërkuan nga La Liga të drejtën për të zëvendësuar Dembelen e dëmtuar dhe Federata ia lejoi diçka të tillë. Por, jo të gjithë mendojnë se kjo gjë ndodhi është e drejtë.
Ish-trajneri spanjoll, Javier Clemente, nuk është aspak dakord me vendimin e marrë. 69-vjeçari, me anë të një postimi në Twitter, nuk është përmbajtur aspak. Sipas tij ky transferim i ka shkelur të gjitha rregullat dhe prish garën në Spanjë.
“Kjo gjëja që të firmosësh lojtarë nga i njëjti kampionat është një mënyrë për t’i dobësuar ekipet që kanë të njëjtin objektiv me ty me para. Është një mënyrë diplomatike për të blerë ndeshjet”, është komenti i bërë nga Clemente.
Eso de comprar jugadores de tu misma liga es una forma que con dinero debilitas a los equipos que pelean por tus mismos objetivos , una manera diplomática de comprar partidos y además legal .
— Javier Clemente (@JaviClemente_) February 20, 2020
Klubi i Leganes pas shitjes së Braithwaite, bëri të njëjtën kërkesë në Federatë si Barcelona. Spanjollët kërkonin një zëvendësues për sulmuesin, i cili ishte një nga pikat kyçe të ekipit. Kërkesa e tyre nuk u miratua nga Federata dhe kjo ka hapur një debat në Spanjë dhe jo vetëm. /abcnews.al