SPAK nis punën në 19 dhjetor: Pritet vetëm drejtuesi

schedule12:29 - 12 Dhjetor, 2019

schedule 12:29 - 12 Dhjetor, 2019

Mbledhja plenare e KLP u zhvillua ditën e sotme me praninë e gjithë anëtarëve. Kryetari i KLP-së Gent Ibrahimi deklaroi se me 19 dhjetor do të betohen 8 anëtarët e SPAK.

Gjithashtu u miratua me shumicë votash që rendit të ditës t’i shtohen edhe 3 miratime për veprimtarinë jashte funksionit për prokuroret  Fatjona Memçaj, Elora Elezi dhe Daniela Sulaj.

Transferimi i prokurorëve që aktualisht janë të emëruar në Prokurorinë e Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe Prokurorinë e Apelit për Krime të Rënda si rezultat i mbylljes së këtyre prokurorive do të bëhet në prokurori të tjera të juridiksionit të përgjithshëm.

SPAK pritet të fillojë nga detyra në 19 dhjetor me tetë anëtarë, ndërsa në ditët në vijim pritet zgjedhja e kreut të këtij institucioni që do të hetojë korrupsionin në nivele të larta.

Kandidatë për kreun e SPAK janë Arben Kraja, Edvin Kondili dhe Altin Dumani. /abcnews.al