Transferimet më të shtrenjta në Poloni, kampioni Ernest Muçi në podium

schedule08:39 - 5 Mars, 2021

schedule 08:39 - 5 Mars, 2021

Ernest Muçi u transferua nga Tirana te Legia e Varshavës në shkurt dhe klubi bardheblu nga shita e sulmuesit të ri përfiton shumën e 500 mijë eurove, me dy këste. Në marrëveshje ka edhe bonuse që kapin shifrën e 150 mijë eurove kampionët në fuqi shpresojnë t’i fitojnë.

Ndërkohë në Poloni kanë bërë një bilanc të transferimeve të shtrenjta të bëra në merkaton e janarit në Ekstraklasa dhe Muçi është në podium, së bashku me Antonio Milic që e ka blerë Leche Poznan.

Të dy kanë kushtuar 500 mijë euro, kurse transferimi më i shtrenjtë është ai i Jesper Karlstrom te Lech Poznan. Më pas ka transferime që kanë kushtuar 350 mijë euro, për ta mbyllur dhjetëshen me një lëvizje të Piast, që ka blerë Mateusz Winciersz për 50 mijë euro. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!