Tramvaji nuk “njeh” frena, “bomberi” i Lazio-s pëson aksidentin e frikshëm në “pikë” të mëngjesit

schedule11:04 - 16 Prill, 2023

schedule 11:04 - 16 Prill, 2023

Mesa duket aksidentet ditën e sotme nuk kanë të ndalur në të gjithë botën, me “bomberin” e Lazio, italianin Ciro Immobile, i cili është përfshirë në një aksident automobilistik pranë stadiumit të kryeqytetasve, “Stadio Olimpico”.

Sulmuesi 33-vjeçar është përplasur me mjetin e tij, tip Land Rover Defender, me një tramvaj, duke e lënë kështu totalisht të shkatërruar makinën e “bomberit” të “shqiponjave”, por për fat të mirë deri më tani raportohet se nuk ka patur humbje jete nga aksidenti.

Sipas asaj çka raporton prestigjiozja italiane, “Corriere dello Sport”, Immobile ka lënduar shtyllën kurrizore, si dhe ka thyer 1 brinjë, ndërsa një tjetër person është dërguar në spital, me këtë të fundit që është dërguar në qendrën shëndetësore nga vetë sulmuesi.

Sipas raportimeve të metëjshme, Immobile është shprehur pas aksidentit se “faji” ishte i tramvajit, me këtë të fundit që sipas sulmuesit kishte vazhduar rrugën e tij edhe pse semafori ishte i kuq. Ndërkaq, mediat kanë bërë me dije gjithashtu se në makinë me kapitenin e Lazio ishin dhe 2 vajzat e tij po që për fat të mirë kanë shpëtuar pa as edhe një lëndim. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!