Tramp në Japoni, premton sistem mbrojtës  raketor

schedule12:59 - 6 Nëntor, 2017

schedule 12:59 - 6 Nëntor, 2017

Japonia mund të shkatërrojë në ajër raketat ndërkombëtare, me pajisjet ushtarake, që ka blerë nga Shtetet e Bashkuara. Në këtë mënyrë e prezantoi presidenti amerikan Donald Tarmp, marrëveshjen në parim për armatimin që Japonia do ti blejë Shteteve të Bashkuara, përballë kërcënimit bërthamor nga Koreja e Veriut.

Tramp foli për kontratën e armatimit me Japoninë, gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Tokio me kryeministrit japonez Shinzo Abe. është fjala për një sasi të madhe armësh luftarake, që sipas përshkrimit të Trampit, do ti shkatërrojnë raketat koreanoveriore që në ajoër dhe nuk do ti lënë të shkaktojnë dëme në tokë. Për Trampin që gjithnjë i sheh gjërat nga këndvështrimi i një biznesmeni, kur kjo marrëveshje të përmbyllet, do të krijojë vende pune për amerikanët dhe siguri për Japoninë.

Ndërsa për kryeministrin japonez, është fjala për një shtim të madh të kapacitetit mbrojtës të vendit, si nga cilësia ashtu edhe nga sasia, përballë rrezikut “tepër të madh” siç e vlerësoi ai, nga Koreja e Veriut.

Japonia është në rrezen e rraketave bërthamore me rreze të gjatë veprimi të Koresë së Veriut.

Që pas luftës së dytë botërore, Japonia nuk ka pasur ushtri të mirëfilltë. është pikërisht kriza koreane që po e rimilitarizon këtë vend. Vizita e Trampit në Japoni është e turit të tij aziatik një-javor, që vijon me Korenë e Jugut, Kinën, Vietnamin dhe Filipinet./ ABC NEWS

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!