Trajtoni hipertensioni /Mjekët: Mungesa e kurimit shkakton infarkt të zemrës dhe vdekje

schedule15:41 - 22 Shtator, 2023

schedule 15:41 - 22 Shtator, 2023

Nëse personat me hipertension  do të trajtoheshin si duhet  20 vitet në vijim në botë do të kishte 76 milion vdekje më pak ndërsa në Shqipëri 42 mijë humbje jete do të parandaloheshin.  Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar  raportin e saj të parë mbi ndikimin e presionit të lartë të gjakut ku thotë se  4 në çdo 5 persona me hipertension nuk trajtohen si duhet. Mjekët tregojnë se pacientët  iu kërkojnë ndihmë  kur gjendja i është përkeqësuar. Vetë pacientët thone se neglizhojnë.

Megjithkëtë Fatbardha nuk i pa asnjëherë me shqetësim vlerat e presionit të gjakut deri kur iu duk se toka po i lëkundej nën këmbë.

Kisha problem, vetë në shtëpi,  22 e kisha në fillim me 12 më duket, marrje mendësh kështu, pastaj shkova në lagje u vizitova më dhanë ilaçe”  

Presioni i lartë i gjakut po prek  1 në 3 të rritur në mbarë botën, por gati gjysma e personave që  vuajnë prej tij  nuk janë në dijeni të gjendjes së tyre.

Organizata Botërore e Shëndetësisë  publikoi raportin e saj të parë mbi ndikimin e sëmundjes që cilësohet si  vrasësi i heshtur.

Pacientët  neglizhojnë ndërsa mjekët thonë se  iu kërkojnë ndihmë  kur gjendja i është përkeqësuar.

“Nëse dikur ishin mbi  55 vjeç tani dhe 35- 40 vjeç vijnë me vlera të larta të presionit arterial.

Shumë faktorë kanë ndikuar te pacintët me vlera te larta të presionit të gjakut, stresi,  tek rinia abuzimi me narkotikët, alkoolin, pagjumësia, ushqimet e shpejta dhe pijet energjike.

Ajo çfarë i sjell në vizitë është një krizë hypertensive.  Vijnë në stadin e 2,  3”

“Sa erdhi goditja shkova. Ne se kemi atë emancipimin që edhe kur s’ke gjë të shkosh të vizitohesh. Ne kur bëhemi për krevat atëhere shkojmë”

Që pas goditjes  65 vjeçarja tregon se i merr ilaçet rregullisht dhe është bërë mjeke e vetes, por jo të gjithë bëjnë njësoj.

4 në çdo 5 persona me hipertension sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë nuk trajtohen si duhet ndonëse presioni i lartë i gjakut çon në goditje në tru, sulm në zemër apo dështim të veshkave.

“Është akoma koncepti mos mësohet organizmi me ilaçe ndërkohë kur ke vlera 15, 16 është i domosdoshëm mjekimi për të shmangur komplikacionet.

Nëse pacienti ka vlera të larta tensioni të pa trajtuara në 5 -7 vite zhvillon semundjen ishemike të zemrës ose infarkt miokardi që dihet për vdekshmërinë e lartë”

Me rritjen e numrit të pacientëve të trajtuar  efektivisht për hipertensionin  në botë sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë 20 vitet në vijim  do të kishte 76 milion vdekje më pak.

Ndërsa  në Shqipëri po sipas projeksioneve të saj  42 mijë humbje jete do të parandaloheshin. Shteteve apeli iu vjen prej institucionit ndërkombëtar ndërsa pacientëve nga një prej tyre.

“Duhet me e mbajt në kontroll në fakt, nuk duhet  me e anashkaluar”/abcnews.al