Trajtimi i ri për kancerin, shpresë për pacientët që kanë pak shanse për mbijetesë

schedule10:12 - 22 Gusht, 2022

schedule 10:12 - 22 Gusht, 2022

Një trajtim i ri i kancerit mund të ndalojë përparimin e sëmundjes te pacientët që janë rezistent ndaj imunoterapisë, shkruan The Guardian.

Imunoterapia përdor sistemin imunitar për të vrarë qelizat e kancerit dhe mund të shpëtojë jetë kur opsionet e tjera të trajtimit, si kirurgjia, radioterapia ose kimioterapia, nuk po japin rezultat.

Tani, onkologët në Mbretërinë e Bashkuar kanë gjetur një trajtim – imunoterapia e kombinuar me guadecitabinë, një ilaç i ri eksperimental, i cili  mund të ndryshojë rezistencën e kancerit ndaj imunoterapisë. Pacientët që pritej të vdisnin pasi kishin dështuar të gjitha opsionet e trajtimit jetuan për një kohë të gjatë, sipas tyre.

Kombinimi i pembrolizumabit, një ilaç imunoterapie, dhe guadecitabinës, ndaloi përparimin e kancerit në më shumë se një të tretën e pacientëve të regjistruar në provën e hershme të fazës së parë, raporton abcnews.al.

Rezultatet janë publikuar në Journal for ImmunoTherapy of Cancer. Kombinimi i dyfishtë mund të bëhet një armë e re efektive kundër disa formave të kancerit, thanë ekspertët në Institutin e Kërkimit të Kancerit dhe Fondacionin Royal Marsden.

Pacientët, nga spitali Royal Marsden dhe University College London, përfshinin ata me kancer të mushkërive, gjirit, prostatës dhe zorrëve.

“Imunoterapia ka treguar rezultate të mahnitshme në kujdesin ndaj kancerit gjatë dekadës së fundit, por nuk funksionon mirë në të gjitha kanceret dhe kanceret shpesh mund të bëhen rezistente. Ky kombinim mund të jetë një mënyrë për të luftuar kancerin edhe pasi ai të ketë pushuar së reaguari ndaj imunoterapisë,” tha udhëheqësja e studimit,Anna Minchom, një shkencëtare dhe onkologe.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!