Trajtimet estetike në stinën e verës, klinika “Vivia” në Spitalin Amerikan 3 ofron shërbimet më bashkëkohore

schedule21:38 - 10 Korrik, 2020

schedule 21:38 - 10 Korrik, 2020

Të gjithë duam të kemi një pamje sa më të bukur, e veçanërisht gjatë stinës së verës. Por a mund të kryejmë gjatë kësaj stine trajtime estetike? Përgjigjen e japin specialistet dermatologe/ venerologe pranë Klinikës “Vivia”, dr. Irena Savo dhe dr. Silvana Mishtaku Jani/

“Trajtimet rigjeneruese por edhe ato zbukuruese për ndryshimet e tipareve dhe konturimet e fytyrës apo të trupit, janë të rekomandueshme dhe mund të aplikohen edhe gjatë stinës së verës. Pra ai opinioni që trajtimet estetike nuk mund të kryhen gjatë verës është një mit, nuk është i vërtetë.

Sigurisht që ka një bazë nga e cila ka lindur, le të themi një minorancë ose një pjesë e vogël e trajtimeve që janë procedurat me lazer për rigjenerim, nuk rekomandohen që të aplikohen gjatë verës, por pjesa dërrmuese e trajtimeve vazhdojnë që të aplikohen. Ketë gjë klientët e Klinikës VIVIA e dinë shumë mirë pasi ne çdo vit vazhdojmë me të njëjtën frekuencë që të kryejmë trajtimet estetike”, thotë Dr. Irena Savo, dermatologe/ venerologe në Klinikën “Vivia” .

“Në sezonin e verës në fakt kryhen shumë trajtime, të larmishme, të cilat janë kryesisht me injeksione dha pavarësisht idesë që nuk kryhen injeksione, në fakt mund të trajtohemi me injeksione. Në këtë periudhë më tepër kërkohen trajtime të cilat kanë një efekt të dukshëm, sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi më tej Dr. Silvana Mishtaku Jani, dermatologe/ venerologe në Klinikën “Vivia”.

Specialistet e Klinikës “Vivia” pranë Spitalit Amerikan 3 na tregojnë se cilat janë disa nga trajtimet që mund të kryhen gjatë stinës së nxehtë

“Nga trajtimet estetike që ne rekomandojmë dhe që vazhdojnë ti kryejmë me të njëjtën frekuencë, janë për shembull trajtimet rigjeneruese me plazëm. Plazma është ajo pjesë e gjakut e cila është e pasuruar me ato faktorë rigjenerues, dhe në bazë të kësaj procedure ne marrim gjakun e pacientit, e centrifugojmë gjakun e përpunojmë dhe marrim atë pjesë të gjakut me faktorë rigjenerues.

Kjo aplikohet në fytyrë por njëkohësisht edhe në lëkurën e qafës, të dekoltesë, të duarve dhe të krahëve, të cilat janë gjithashtu zona të ekspozuara. Gjithashtu trajtime të tjera sikundër botoksi injeksionet me butulim toksik rekomandohen pasi duke qenë se relaksojnë muskulaturën, nuk na lejojnë që të bëjmë lëvizje të forta të mimikës, në këtë mënyrë ne ngadalësojmë, përveçse trajtojmë dhe parandalojmë shtimin  e rudhave gjatë periudhës së verës”, tha Dr. Irena Savo.

“Është verë, duam ndryshime të dukshme sa më shpejtë të jetë e mundur, ndaj na vijnë në ndihmë trajtimet me aci hialuronik në formën e fillerave për rikonturim, rivolumizim të fytyrës, të buzëve etj.

Po kështu një kujdes të veçantë merr edhe lëkura dhe fatmirësisht ne kemi edhe trajtime pa shpime të cilat na ndihmojnë në rigjenerimin e lëkurës gjithashtu edhe në reduktimin e njollave.

Njollat janë disa nga problemet të cilat shfaqen më shumë në periudhën  e verës. Shqetësimi për njollat nuk është vetëm në periudhën e verës por edhe në shtator pas sezonit të plazhit” u shpreh Dr. Silvana Mishtaku Jani.

Klinika “Vivia” pranë Spitalit Amerikan 3 është një nga klinikat lider në vendin tonë në fushën e dermo-estetikës, dhe me pajisjet më bashkëkohore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!