Trajneri zbuloi gjithçka, ja kush është fajtori për dëmtimin e Neymar

schedule20:23 - 20 Shkurt, 2023

schedule 20:23 - 20 Shkurt, 2023

Neymar u lëndua në ndeshjen e djeshme ndaj Lille (4:3) në kuadër të javës së 24-të të kampionatit francez. Futbollisti brazilian u largua nga fusha, pasi u dëmtua në fillim të pjesës së dytë në një duel me lojtarin kundërshtar Benjamin Andre.

“Ky nuk është një aksident. Gjithmonë ka arsye për lëndime, dhe në këtë rast është një orar i ngjeshur, domethënë një seri ndeshjesh”, tha Galtier.

Paris Saint-Germain njoftoi se Neymar do t’i nënshtrohet ekzaminimeve shtesë në dy ditët e ardhshme për të përcaktuar shkallën e dëmtimit.

Futbollisti brazilian dëmtoi të njëjtin kyç si në ndeshjen kundër Serbisë në Botërorin e vitit të kaluar në Katar. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!