Juventus dhe Napoli janë gati për finalen e Superkupës së Italisë. Përpara takimit ndaj ekipit të Gattusos ka folur Fabio Paratici, drejtori sportiv i bardhezinjve.
Drejtuesi i kampionëve të Italisë konfirmon besimin e klubit ndaj trajnerit Andrea Pirlo, teksa i rikthehet edhe njëherë humbjes me Interin dhe e mbyll me një prononcim për CR7.
“Pirlo është trajneri ynë dhe kemi besim të plotë tek ai. Kemi zhvilluar disa ndeshje shumë të mira, të tjera jo edhe aq, por një rendimet i tillë është normal duke marrë parasysh faktin që po luajmë çdo tre ditë.
Sonte do të japim maksimumin, duam ta fitojmë këtë trofe. Cuadrado është një rikthim i rëndësishëm, jemi të lumtur që u rikthye. Interi? Nuk luajtëm mirë, por nuk kemi kohë të merremi me atë takim.
CR7? Nga Cristiano presim atë që jep gjithmonë për Juventusin. Personaliteti dhe karizma e tij janë një mbështetje e madhe për skuadrën. Ai është shumë i rëndësishëm për ne, brenda dhe jashtë fushave“, deklaron Paratici. /abcnews.al