Trajneri i Partizanit, Mark Iuliano, është i pakënaqur me mënyrën sesi luajnë kundërshtarët e tij në Superligë. Edhe pse vjen nga Italia, ai kritikon atë që e quan lojë mbrojtëse Ankesat janë të mëdha për kampionatin ku drejton. Trajneri i Partizanit, Mark Iuliano, ia vë fajin ekipeve kundërshtare që skuadra e tij nuk arrin të shënojë gola sa duhet. Pas një tjetër rezultati negativ, që e lë 11 pikë prapa Skënderbeut, ka këtë koment. Meritonim të merrnim më shumë. Pësuam gol në gjuajtjen e vetme në portë, por ishte një ndeshje e vështirë përballë një skuadre shumë të mirë. Pasi pësuam gol, kundërshtari u mbyll edhe më shumë në portë, por lojtarët e mi nuk hoqën dorë nga sulmet. Krijuam raste të mira, që duhej t’i kishim shfrytëzuar”. Italiani thekson opinionin e tij për Superligën. “Nuk po arrijmë të shënojmë shumë gola. Por, paksa kjo është karakteristikë e futbollit shqiptar, pasi kur një skuadër kalon në avantazh, mbyllet në mbrojtje, ndaj të duhet dyfishi apo trefishi i përpjekjeve për të barazuar rezultatin”. Këto fjalë Iuliano i tha edhe pas humbjes në ndeshjen e parë ndaj Laçit, sërish në “Selman Stërmasi”. Iuliano besohet se është trajneri I parë që ankohet për lojën në Superligë, ndonëse ai vjen nga shkolla italiane që në të gjithë botën është e famshme, sidomos për mbrojtjen.
Trajneri Iuliano, i bezdisur nga loja mbrojtëse e Superligës, por Italia e tij shquhet për “Katenaçon”
schedule14:12 - 30 Tetor, 2017
schedule 14:12 - 30 Tetor, 2017