Stephen Bradley, trajneri i Shamrock Rovers, në prag të duelit me Teutën në turin e tretë të Conference League, ka deklaruar mes të tjerash: “Kemi mësuar se Teuta është një ekip shumë i rrezikshëm në sulm. Kemi parë shumë ndeshje të tyre dhe lojtarët e dinë se ata janë të rrezikshëm.
Ata kanë lojtarë të mirë dhe shumë teknikë në pjesën e sulmit. Lëvizin shumë, rrotullohen dhe kanë cilësi të lartë. Pra ne dimë shumë rreth tyre dhe e dimë se do të jetë e vështirë. Gjithsesi mezi presim të luajmë dhe jemi gati.
Teuta ka lojtarë ndryshe në aspektin taktik dhe të zgjuar në sulm, por të ngjashëm me ekipet që jemi përballur më parë. Normalisht në këtë nivel do të përballesh me lojtarë të tillë teknike. Duhet të bëjmë një ndeshje të mirë, sidomos në shtëpi”. /abcnews.al