Nuk ka më dilema rreth trajnerit të ri të Holandës. Drejtimin e kombëtares “tulipane” do e marrë Louis Van Gaal.
69-vjeçari ka gjetur akordin me drejtuesit e Federatës dhe do të ulet në pankinën e Holandës për herë të tretë.
Më parë drejtoi kombëtaren e tij në vitet 2000-2001 dhe 2012-2014. Van Gaal njihet si “gjenerali” dhe ka një eksperiencë të madhe në stol.
Më parë ka drejtuar edhe klube si Ajax, Barcelona, Bayern Munchen apo Manchester United, që ishte edhe skuadra e fundit me të cilën punoi.
Danny Blind do të jetë ndihmësi i trajnerit të njohur sipas raportimeve të Sky Sports. Zyrtarizimi i Van Gaal te Holanda është çështje kohe. /abcnews.al