Ushtruesi i detyrës së trajnerit të Tottenham Hotspur, Christian Stellini nuk beson se klubi londinez është në krizë pas dorëheqjes së Antonio Conte.
“Kur vendimet merren për mirë, nuk jeni në krizë.
Kam folur me Antonion. Ai foli me menaxhmentin. Së bashku morën një vendim dhe më njoftuan. Kështu që isha në dijeni. Më telefonuan dhe më thanë se vendimi ishte marrë. Nuk kam pasur asnjë problem për të dhënë pëlqimin tim”, tha Stellini për BBC Sport. /G.D abcnews.al/