Trajneri i ri i Real Madrid, dy emra të tjerë në garë për pasuesin e Zidane

schedule16:29 - 31 Mars, 2021

schedule 16:29 - 31 Mars, 2021

Julian Nagelsmann është dëshira e madhe e Florentino Perez për stolin e Real Madrid. 33-vjeçari po bën mirë në stolin e Leipzig dhe presidenti i kampionëve të Spanjës e sheh si zëvendësuesin perfekt të Zinedine Zidane.

Francezi ka kontratë deri në verën e vitit 2022 me “Los Blancos”, por nuk përjashtohet largimi i tij në fund të sezonit. Franca dhe Juventusi janë dy opsione që e tundojnë Zidane.

AS raporton se Reali ka gati edhe planin B. Edhe pse Nagelsmann mbetet në “pole position”, alternativat janë dy nëse nuk arrihet akordi me trajnerin e talentuar gjerman.

Raul dhe Joachim Low janë në garë për pankinën e Real Madrid. I pari është një legjendë e klubit dhe e njeh ambientin në perfeksion, ndërsa i dyti del i lirë pas Euro 2021 dhe ka një eksperiencë të madhe. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!