Trajneri i ri i Barcelonës, presidenti Bartomeu tregon të përzgjedhurin!

schedule23:22 - 18 Gusht, 2020

schedule 23:22 - 18 Gusht, 2020

Barcelona duket se e ka gjetur trajnerin e ri. Presidenti Bartomeu ka konfirmuar trajnerin e ri dhe ai është Ronald Koeman.

Klubi nuk e ka zyrtarizuar ende në faqen zyrtare, por firma duket shumë pranë. Numri një i Barcelonës e ka pranuar se holandezi është i përzgjedhuri i tij.

“Nëse gjithçka shkon mirë, Koeman do të jetë trajneri i Barcelonës për sezonin e ri”, – pranoi numri një i klubit.

Bartomeu shkarkoi trajnerin Setien dhe drejtorin sportiv Eric Abidal në 24 orët e fundit dhe revolucioni ka nisur./abcnews.al