Roland Koeman do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit. Presidenti Joan Laporta ka vendosur të bëjë një ndryshim në pankinën e ekipit katalanas.
Xavi është një nga emrat më të përfolur për të zëvendësuar teknikun holandez, por jo vetëm. Hansi Flick është një nga dëshirat e drejtuesve të klubit iberik.

Ndërkohë, në skenë ka dalë edhe një “ish” i Barcelonës. Mundo Deportivo raporton se kandidat për stolin e katalanasve është edhe Frank Rijkaard.
58-vjeçari nga Amsterdami ka drejtuar edhe më parë Barcelonën. Ai ishte trajner i ekipit në vitet 2003-2008, periudhë gjatë së cilës fitoi pesë trofe. /abcnews.al

