Lyon zgjodhi Peter Bosz si trajnerin e ri të skuadrës. 57-vjeçari holandez, i cili drejtoi Bayer Leverkusen në tre sezonet e fundit, është prezantuar përpara tifozëve të rinj, të cilëve u premton një futboll ofensiv dhe argëtues.
“Duam të aplikojmë një filozofi sulmuese, tërheqëse për publikun dhe për veten tonë, edhe pse gjithçka varet nga lojtarët në fund të fundit. Është akoma herët të flasim për module apo skema taktike.
Më duhet të shoh se çfarë kontingjenti do të kem në dispozicion. Gjithsesi, skuadrën time do e shihni duke sulmuar, synojmë të fitojmë. Unë vij nga Ajax dhe Bayer Leverkusen, kështu që nuk e njoh fjalën frikë“, deklaroi Bosz. /abcnews.al