Trajneri i Portugalisë: Nuk më pëlqeu sjellja e Ronaldos

schedule15:52 - 5 Dhjetor, 2022

schedule 15:52 - 5 Dhjetor, 2022

Sulmuesi i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, është zëvendësuar në secilën prej ndeshjeve të fundit të skuadrës në Kupën e Botës. Pasi u zëvendësua në ndeshjen kundër Koresë së Jugut, Ronaldo i lejoi vetes të shprehte pakënaqësinë.

Në prag të ndeshjes së 1/8 të Kupës së Botës kundër Zvicrës, trajneri i skuadrës portugeze Fernando Santos i është përgjigjur një pyetjeje rreth sjelljes së Ronaldos.

“Nuk dëgjova asgjë në fushë, por më pas pashë videon. Nuk më pëlqeu fare. Çështje të tilla zgjidhen në dhomat e zhveshjes”, tha Santos, për Relevo. /G.D abcnews.al/