Trajneri i skuadrës së Milanit, Genaro Gatuso kërkon reagim të menjëhershëm nga lojtarët në ndeshjen ndaj Torinos. Kuqezinjtë janë në krizë rezultatesh dhe objektivi Champions është në pikëpyetje.
Bajern pret Nurenbergun të djelën, por ka marrë një dorë të fortë ndihme nga Shalke që mposht kandidatët potencialë për titull Borussia Dortmund me rezultatin 4-2 në përballjen që ndryshe quhet edhe si derbi i Ruhr-it.
Gjashtë gola dhe dy kartona të kuq në “Iduna Park” dhe kështu tashmë diferenca mund të shkojë në -4, nëse Bajern fiton të djelën. Nga ana e saj, Schalke nuk luante për asgjë, por ky është derbi më i madh i Gjermanisë dhe pritej të kishte emocione dhe episode të papritura, dhe fitorja vlen për prestigj. Dhe kështu ndodhi.
Vendasit e nisën shumë mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh me golin e Mario Gotze në minutën e 14’. Megjithatë miqtë përmbysin gjithçka brenda dhjetë minutave me Caliguri dhe Sane.
Në fraksionin e dytë të lojës, rriten tonet dhe nervat e ndeshjes. Kapiteni Marco Reus ka dalë me karton të kuq pas një faulli brutal duke lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë.
Dy minuta më vonë erdhi goli i tretë i Schalke i shënuar nga Caliguri. Lojtarët e Dortmund humbin toruan dhe Ëolf shkakton një ndërhyje të ngjashme të asaj të Reus duke marrë edhe ai kartonin e kuq.
Dortmund me nëntë lojtarë vazhdoi të sulmonte dhe shënoi golin e dytë me ëitsel në minutën e 85’, por vetëm një minutë më pas Embolo ka vulosur fitoren për blutë.
Dortmund përpara ndeshjes ishte një pikë më pak se bavarezët në krye, dhe me këtë disfatë të rëndë ata tani rrezikojnë të shkojnë -4 nga kampionët në fuqi. /abcnews.al