‘Natxo’ Gonzzlez, trajneri i Bolivar, as që e di që Armando Sadiku do të agjërojë gjatë muajit të Ramazanit. Në Bolivi nuk mund të mos i merrnin një prononcim sulmuesit shqiptar, i cili i përket besimit islam dhe e praktikon besimin.
Gjithsesi për momentin Sadiku nuk mund të agjërojë, për shkak të problemeve shëndetësore. Mjekët i kanë rekomanduar ilaçe dhe i duhet të ushqehet,
“Tani nuk po agjëroj, pasi jam duke marrë antibiotikë dhe më duhet të ushqehem. Më vonë mund të mbaj Ramazan dhe do të duhet të qëndroj gjithë ditën pa ngrënë. Është pak e vështirë, por është diçka dedikuar Zotit”, është shprehur Sadiku për Deporte Total. /abcnews.al