Trajneri i Al Nassr, Rudi Garcia tha se Cristiano Ronaldo ishte i rëndësishëm për të ndihmuar ekipin e tij të siguronte fitoren ndaj Al Ettifaq të dielën edhe pse ai nuk ishte i përfshirë në golin e vetëm të ndeshjes.
“Është një shtesë pozitive kur ke një lojtar si Ronaldo pasi ai ndihmon për të shpërqendruar mbrojtësit, gjë që ndodhi me golin tonë”, u tha Garcia gazetarëve.
“Sot i krijuam mundësi dhe i kërkuam lojtarëve të diversifikonin lojën mes tij dhe Taliscas dhe nuk duhet të harrojmë se ai mori pjesë në ndeshjen miqësore ndaj PSG-së dhe nuk ka pushuar mjaftueshëm.
Edhe me Cristiano Ronaldon në ekip, nuk është e lehtë të fitosh Ligën Saudite për shkak të fuqisë së konkurrentëve.”
Fitorja e Al Nassr i ktheu ata në krye të renditjes së ligës me 33 pikë në 14 ndeshje. Ata janë një pikë përpara Al Hilalit të vendit të dytë, të cilët kanë luajtur një ndeshje më shumë./ h.ll/abcnews.al