Trajneri Duro optimist para Skënderbeut, por ka kritika për FSHF-në

schedule16:41 - 15 Nëntor, 2017

schedule 16:41 - 15 Nëntor, 2017

Flamurtari është në gjendje t’ia dalë edhe ndaj më të fortëve. Kjo është bindja e trajnerit Shpëtim Duro përpara ndeshjes me Skënderbeun në Vlorë. Duro ka disa kritika për Federatën.

Prova e dytë më e vështirë e sezonit.
Skënderbeu i ka shkaktuar Flamurtarit humbjen e vetme të deritanishme në kampionat, dhe sfida e radhës nuk do të jetë aspak e lehtë, pavarësisht se luhet në Vlorë.
Korçarët janë treguar në një nivel krejt tjetër deri tani, por trajneri i vlonjatëve, Shpëtim Duro, në mënyrë sfiduese, është optimist.
“E kemi kapacitetin për t’ia dalë”
Për Skënderbeun nuk do të jetë e lehtë të luajë menjëherë pas ndeshjeve ndërkombëtare, duke pasur disa lojtarë tek Shqipëria dhe Kosova.
Duro fajëson Federatën për këtë, si dhe për shtyrjen e ndeshjes Vllaznia-Lushnja.
“Shtyrjen e ndeshjes me Skënderbeun duhej ta mendonte Federata. Shtyrja Vllaznia-Lushnja prish garën. Kemi luajtur të gjithë në fushë asnjanëse”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!