Trajneri Cungu i dëshpëruar për humbjen në Korçë

schedule16:36 - 17 Mars, 2019

schedule 16:36 - 17 Mars, 2019

Kukësi humbi prej episodeve ndaj Skënderbeut, por luan pa aleanca. Trajneri Cungu ishte krenar edhe pas humbjes në Korçë, ndërsa kampionët vlerësuan vazhdimësinë e rezultateve

Përfundimi pritej tjetër, por jo gjithnjë fiton ekipi me lojtarë më cilësorë.

Kukësi as nuk barazoi në Korçë ndaj Skënderbeut, dhe trajneri Armando Cungu ishte vërtet i dëshpëruar pas ndeshjes së Superligës, i ndërgjegjshëm se shanset për titullin u pakësuan edhe më shumë.

Gjithsesi, ai ishte krenar për diçka.

Cungu: “Asnjë humbe nuk është e bukur. Askush nuk e pret humbjen me kënaqësi aq më tepër në këto momente ku ndodhet kampionati ku ndodhemi edhe ne në garë për titull. Nuk e prisja humbjen duke parë edhe rritjen në lojë dhe rezultatet e ekipit. Kukësi duhet të vazhdojë të kërkojë maksimumin për çdo gjë dhe për çdo ngjeshje. Jam i gëzuar që ekipi është i vetëm dhe luan futboll pa asnjë lloj aleancash, kompromisesh apo marrëveshjes futbolli”.  

Cungu shpjegoi sesi erdhi kjo humbje.

Cungu: “Futbolli i tillë është çështje episodesh. E nisëm shumë keq 5-6 minuarat e para, shumë i frikësuar ekipi dhe nga një pakujdesi e jona i dhamë mundësi kundërshtarit për të shënuar gol”.

Orges Shehi më në fund pa një tjetër ditë të bardhë.

Edhe trajneri vendas tregoi sesi ia doli që ndeshja të fitohej.

Shehi: “Ne e kishim përgatitur ndeshjen për të qenë shumë agresivë në minuat e para. Si fryt i këtij agresiviteti edhe shënuam”.

Kënaqësia për Shehin ishte më shumë sesa thjesht kjo fitore, ndërsa pakënaqësia me kartonin e kuq të Abazajt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!