Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trajneri Bellai: Nuk mund t’i bjerë bilbilit përherë arbitri!

schedule19:57 - 27 Gusht, 2022

schedule 19:57 - 27 Gusht, 2022

Arjan Bellai, trajneri i Bylisit, pas barazimit 1-1 kundër Teutës në transfertë, deklaroi në Oversport: “Jam shumë i kënaqur nga çunat për shpirtin që japin në fushë. I përgëzoj gjithmonë, edhe në rezultate negative, por ndeshja e sotme besoj se mbaroi me disa gjëra.

Pjesën e parë nuk e nisëm mirë, një 10 minutësh i dhamë shumë fushë, por pastaj korrigjuam, morëm kontrollin, morëm penallti të saktë që anuloi gjyqtari, shënuam, kishim raste të tjera. Nuk më pëlqeu fare te faullet gjykimi.

Unë nuk merrem me arbitrat, por kur e ke bilbilin nuk është e thënë t’i biesh gjithmonë. Edhe të faulli i golit, ishin shumë situata të dyshimta, kishim edhe ne situata të tilla.

Nuk është në të mirë të futbollit. Është gjynah që në pjesën e dytë, nga ato bilbila dhe faulle, lojtarët humbasin përqendrimin, se me faull pas faulli pësohet gol”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!